Seti Vladi Pezaku:Testi tresh


TESTI TRESH

Sokrati, filozofi i madh, një ditë takoi një të njohur, i cili rendi drejt tij i ngazëllyer dhe i tha:- Sokrat, a e di se çfarë dëgjova për njerin prej studentëve të tu?- Prit, prit pak, – u përgjigj Sokrati.- Para se të ma thuash, dua të bëj një test të vogël.Quhet testi tresh.- Testi tresh?- E saktë,- vazhdoi Sokrati.- Para se të më flasësh për studentin tim, le të testojmë për një moment se çfarë do të më thuash.Testi i parë është e -vërteta-.A je absolutisht i sigurtë se ajo që do të më thuash është e vërtetë?- Jo, – u përgjigj i njohuri,- në fakt sapo e dëgjova.- Dakord,- tha Sokrati.- Pra, ti nuk e di nëse është e vërtetë apo jo.Tani provojmë testin e dytë, testin e mirësisë.A është diçka e mirë ajo që do të më thuash për studentin tim?- Jo, përkundrazi…- Atëherë,- vazhdoi Sokrati,- ti do të më thuash diçka të keqe për të, edhe pse nuk je i sigurtë që është e vërtetë? I njohuri ngriti supet, pakëz i zënë në siklet.Sokrati vazhdoi:- Ke ende një shanc për të kaluar, sepse ka një test të tretë, filtri i dobësisë. A do të jetë e dobishme për mua ajo që do të më thuash për studentin tim?- Jo, në fakt jo!- Atëherë,- e mbylli Sokrati, – nëse ajo që do të më thuash nuk është as e vërtetë, as e mirë dhe as e dobishme, pse duhet të ma thuash?!

About Post Author