Setki Q. Jashari-Panairi i librit! Sa turp . . .!?


PANAIRI I LIBRIT! SA TURP . . .!?

Pazari i Milotit, ka më shumë kuriozitet, ka më shumë vlera, më shumë joshje, më shumë rregull …

Ata që vranë dje poetët rebel, poetët provincial, vazhdojnë ti vrasin dhe sot, ani se me politika më të stërholluara… Vërtet e dhimbshme, e neveritshme…

Dje, në monizëm, në diktaturë, kudo që shkelja më dilte para “Vigani i Kohës” Ismail Kadare, duke më recituar, me dashurin e tij në shpirt, kushtuar nënës parti: Ku ti kërkoj rrënjët e tua Parti… / Si një rap madhështor ti përballon bllokada . . . dhe sot pas gjithë këto ndryshime “gjasme drastike” sërish sa u futa në “Pallatin e Kongreseve” emër akoma i zymtë, sërish mu shfaq Ismaili, dhelpra e djeshme, e kthyer në kunadhe sot, të cilit servilët, pushtetarët e pashkoll ( që nuk kanë lexuar asnjë gërmë nga librat e tij) i kanë ngritur dhe muze ( skandale që ndodhin vetëm në Shqipëri, sepse në botë muze u kushtojnë të vdekurve, jo të gjallëve) e pra, gjysma e gjithë ambientit kushtuar evenimentit më me vlera, librit, ishte e pushtuar nga shkrimtarët e djeshëm, e pardjeshëm… Gjysma tjetër ishte e pushtuar nga librat e propogandës fetare, e reklamave dhe pikturave groteske… Për shkrimtarët dhe poetët e ditëve tona nuk kishte askundi, as libra, as reklamime, as stimulime… Kërkova të gjej diku libra nga penëartit dibran, patriotët e mi. As që bëhej fjalë. Asnjë shenjë. U takova me ca miq e poet të njohur nga krahina të tjera. I njëjti shqetësim. Kërkova mbështetje për librat e mi, që nga stenda e shtëpis Dituria, Toena, Grafik, Duda, e njëjta përgjigje cinike, pa kultur, sikur unë desha të shes ca makarona, apo moll dibre, jo libra… Kërkova mos ka ndonjë zyrë për të pyetur se si funksionojn gjërat. E njëjta përgjigje. – Lidhu me ndonjë nga shtëpitë botuese, mbase ti pranojnë… Sa sjellje skandaloze… Kisha mbush çantën me libra, duke menduar se është dhe festa ime, dhe dita ime… Sa isha gabuar! Njerëzit shkonin vërdall, bënin foto, zgërdhiheshin, thua se ishin për fund jave në ndonjë diskotekë. Dikush edhe blinte si fshehurazi diçka. U takova dhe me dashamirës të mi, që ndamë të njëjtin shqetësim. Më kërkuan librat e mi. Sigurisht që ua dhash dhe lek nuk u mora, ani se më kanë kushuar sa qimet e kokës. Por dhurata nuk jepet me lek, dhe kryesorja e di që ata miq që i kanë marrë, nuk do ti flakin në cepat e shtëpis ku do flen merimangat…

Është viti i tret që ndjek këtë eveniment dhe gjithmonë e njëjta shije e hidhur… Vërtet e dhimbshme të shohësh nëpër stenda të shesin libra njerëz që nuk din aspak vlerat e librit, që nuk kanë shfletuar as edhe një faqe nga librat që shesin. Është për të vënë kujën që shteti, shoqëria jonë është kaq indiferent, karshi këtij evenimenti që duhet të jetë vërtet një festë, jo diçka sa për të kaluar rradhën, sa për tu bërë qefin ca shtëpive botuese që më shumë mëndjen e kanë tek fitimi se sa cili libër u shit më shumë, cili libër ka vlera më shumë… Nuk mund të bëhet panairi i librit në një sallë kanceroze, në një sallë burg, ku nuk ka salla koferencash, ku nuk ka ambient që mund të shijosh kafe me dikë që vjen nga ana e anës dhe dëshiron të këmbesh librat, përvojën, respektin…

Sa me zell ky pushtet pushtësh e vagabondësh liron sheshin kryesor, liron shëtitoren deri tek universiteti për turli “majmuni të botës së lirë”, që gjasme jan mbretër të muzikës dhe nuk e liron shëtiroren për librin… Ta cilsojë “Java e librit në Tiranë” dhe jo “Panairi i librit” se librat nuk janë fustane grash, apo kanotiere burrash…. Librat janë dituria, janë mëndja e ndritur, janë semaforët jeshil që rrëfejnë rrugën e duhur që duhet të ndjekin shoqëritë njerëzore… Dhe një komb që nuk është serioz në respektimin e artit, e kulturës, e traditës, e normave dhe rregullit të duhur për respektimin dhe stimulimin e njerëzve të penës, sigurisht që ai komb e ka të arthmen të pa sigurtë dhe të erët. . .

Turp për shtetin, turp për organizatorët e evenimentit, turp për shtëpit botuese që luajn rolin e viktimës, sepse për mua dhe për shumë miq të mi, aty nuk ka eveniment serioz, nuk i shërbehet drejt qëllimit, mesazhit që duhet të transmetohet në lexuesit dhe në popull, sepse ai vënd me atë lloj organizimi është thjesht një pazar lagje i rëndomt, është një diskotekë live, një kopësht apo çerdhe gjigande ku shkojnë fëmijët për të bërë fotografi, selfie, tiki-toka e turli trillimesh….

Miqtë e mi fisnik… Sinqerisht ata që na vran e përdhunuan ëndrat dje, vazhdojnë akoma të na fyejnë, të na tallin… Mendoj se jemi më keq se në kohën e monizmit ( Sa dëm ka shkaktuar mos hapja e dosjeve, veprim që shtyhet gjithmonë kastile) Imagjinoni, neverin dhimbjen e shpirtit të një shkrimtari e poeti patriot apartiak, kur shikon në stendën e një shtëpie botues të reklamojë ngjitur me Shenjtoren Nënë Tereza, foton e Liri Berishës, bashkëshorte e një qytetari “Non Grada” nga vëndet më moderne, më përparimtare të kohës, pikërisht pse cënoi lirin e shtypit, pse shkatëroi shtëpit e kulturës dhe kinemat, pse shkatëroi në zero misionin serioz të artit e kulturës, gjatë sundimit të tij. Atëherë çfar kërkon një foto e tillë në evenimentin më serioz të kulturës së një kombi… Dhe nëse ka bërë diçka të mirë ajo, jam i sigurt që e ka bërë me paratë e taksapaguesve shqiptar, jo me parat e saja…dhe kursesi nuk mund të vihet në krah të shenjtores së globit, e cila mohoi familjen dhe gjithçka në shërbim të njeriut, kurse zonja në fjal ka shkatëruar gjithçka në shërbim të familjes së saj…. Kaq injorant jan shqiptarët që nuk kuptojn një gjë kaq të thjeshtë…!?

Të dashur miq. E di shumë mirë se dikujt nuk do ti pëlqej ky shkrim, sepse kemi plot të tillë që guxojn dhe na prishin akoma ëndrat, shpresat dhe që na hiqen si heronj, si promete, si të pazëvendësueshëm… Por e kam cilësuar se ky jam unë… “Poet Rebel” më thërasin sot ca miq, ani… Më mirë poet rebel se sa kokëulur, servil dhe i përgjumur…

Vërtet ata u tallën me mua, por ndihem i lumtur, sepse u vlerësova nga shumë miq shqiponja të vërteta, që fluturojnë nëpër botë. Vërtet burokratët nuk pranuan të reklamojn dhe stimulojnë krijimtarin time, ani se dhe unë kam nevoj për të marrë vlerësimin e meritokracis që më takon, por jam shumë i lumtur sepse librat e mi fluturuan drejt Londrës të marra nga Shqiponja Arbërore bij e Tropojës, Merita Isuf, fluturuan drejt Çamërisë marrë nga patriotje dhe poetja Vitore Omeri Muci, drejt Korçës marrë nga moderatorja e shkëlqyer Shqiponja Panajoti, drejt Shkodrës, Gjirokastrës, Kosovës… Athinës… Më vranë shpirtin dje diktatorët, spiunët…por janë gjall, po na vrasin dhe sot… Deri kur ky ofendim që na bëhet… Dhe sa do të durojmë….

About Post Author