Sfidë…


/ZYBA HYSA/

.

Kurrë në jetë s’jam ankuar!
Gjithnjë s’kam pasur jetën pranverë!
Ndër gjithë stinët kam kaluar,
Dhe kapriçot e tyre kam ndjerë,
Me pa t’drejtë ma kanë punuar,
Kur pranvera, dimrit ka marrë ditë hua,
Dhe kam qenë lidhur këmbë e duar…!
Ashtu si At Zef Pëllumbi,
Në burgun e Vlorës, n’kriporen buzë detit,
Për të përballuar tmerret e diktaturës,
Kur rrëzoheshin shokët nga pafuqia,
Me kripë i mbulonin të gjallë,
Me urdhër të “Dullës”….
Mendonte për zogjtë e bukur të Lagunës,
Dhe fluturonte me lirinë e tyre,
Hapësirave qiellore,
Zërit të xhelatit largohej
E s’dëgjonte askënd t’ankohej…
Ashtu edhe Unë ditët e dimrit
Q’shpërthenin në mes të pranverës sime,
Për t’i shpëtuar thëllimit,
Përhumbja në ëndërrime…
E kur kthehesha nga udhëtimi e dehur,
Mbi pemën e xhveshur ditë – dimrat kishin ikur,
Nën sqetullat e ish gjetheve,
Sythet e shpresës kishin çelur…
Kur zënë pritë vështirësisitë,
Si mure beton – arme,
Mos u lodh të përballesh!
Ashtu siç ndodh me ndiesitë,
Q’vijnë pa pyetur e largohen një ditë,
Ndodh edhe me vështirësisitë,
Boll të kalisësh guximin e pritjes
Se vetë pritja… është zgjidhja!
Kurrë një pritje për të papriturat s’është vrastare,
Vrastare bëhet atëherë kur t’zë paniku,
Atëherë s’janë të papriturat armiket tona,
Thjesht nga vetvetja vjen rreziku,
Se të parituart janë sprova,
Për të nxitur mendimin
Jo për t’i kundërshtuar,
Thjesht për t’i sfiduar,
Me kujdesin ndaj vetes
Me njëmijë e një menyra,
Të bëhemi për të papriturat,
Një e papritur kundër të papriturave,
Se dhe një sëmundje,
S’mund ta mposhtësh duke vajtuar fatin,
Por duke gjetur shkakun
Dhe duke ushqyer shpirtin me shpresën,
Dhe mendjen me më të mprehtën,
Për të vepruar ndaj vetes,
Q’sëmundja ta ndjejë veten të huaj
E ashtu siç erdhi papritur,
Largohet në drejtim të paditur!
Asgjë s’është e pa përballueshme,
Asgjë s’është e pa kurueshme,
Asgjë, përpos se vetja jonë e pa durueshme!
Se mbrenda durimit, kalitet guximi,
Për të gjetur mundësi edhe kur s’ka asnjë mundësi,
Ndaj përpiqu të gjesh udhë brenda vetes,
Për të shkuar përtej përpjekjes,
“Se jeta është sfidë” – thotë Nënë Tëreza,
Sfidoje pra, o njeri…
Me zgjuarsi!!!
/ZYBA HYSA/
TIRANË, MË 6 TETOR

About Post Author