Sfidoj pleqërinë!-Ildije Xhemali


(NË EMËR TË PENSIONSTEVE)

Mendoni se ndjehem rehat

brenda guackës së shtëpisë

dhe nuk keni aspak merak

se dua të gjallëroj pleqërinë?!

Më shihni brenda mureve

por dëshirë kam të udhëtoj.

Të thith ajër të pastër, të gëzoj.

Dukem së jashtëmi e qetë

brenda jam zjarr e vullkan.

Sytë më shohin, dora më ndjen

bukuria më fal gëzim e dëfrim.

Kur ish’ koha e përjetimit, gëzimit

u rrita, punova, prindët pleqërova.

E merituat, dje dhe sot gëzova.

Më thërrasin dhe mua n’ përurime,

ku flitet fjala e bukur shqipe

të dëgjojnë edhe fjalën time.

Pengime, justifikime “e pazonja.”

pengesë u bë “o vapa” “o lloha”.

S’ jam e vetme, n’ botën e madhe

me dëshira “fëminore”, e pa kohë.

Vitet harroj, thinjave: “S’u njoh.”

Dua t’udhëtoj, të gëzoj, të krijoj.

Kërkesë: Na shtoni dritën e syve.

T’u japim ngjyrë muaj’ve, dit’ve.

Pikoni më pak lot, kurseni lodhjen

Përcillnani thjesht e pa teprime

Me miq e nderime.( këshilla ime).

E botuar në një nga përmbledhjet e mia poetike.