Shaban Murati-Mirënjohje lexuesit të nderuar z.Lytfi Abazi për letrën, që më çoi


Shaban Murati 

  · 

Shaban Murati

  · 

Mirënjohje lexuesit të nderuar z.Lytfi Abazi për letrën, që më çoi

Në ditët tona të teknologjisë informative, kur dominon komunikimi nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kur është harruar komunikimi njerëzor me letër të shkruar me dorë, ishte një befasi dhe një emocion i veçantë për mua letra, që mora nga një lexuesi im i panjohur, z.Lytfi Abazi.

Ështe një letër e shkruar me dorën e tij dhe me zemrën e tij. Një letër, që për mua ishte një dekoratë e rrallë e paçmuar, më e larta që mund të dojë një njeri i letrave. Ndaj me zemër i shpreh mirënjohjen për letrën dhe për vlerësimin.

Meriton ta ndaj me miqtë një pjesë të saj:

“Tiranë, 10.10.2022

Zoti Shaban,

…Jam një moshë e kaluar dhe të shkruarit kam kohë që e kam lënë, por libri yt “Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë” më detyroi të marr edhe njëherë lapsin të shkruaj për kënaqësinë, që kam ndjerë me leximin dhe rileximin, që i kam bërë tre herë dhe përsëri s’jam ngopur.

Dëshëroj që Shqipëria të tilla figura si Shaban Murati të kishte me qindra, mund të thosha edhe me mijra, por sot për sot është e pamundur. Uroj të arrihet në të ardhmen.

Kam lexuar shume romane dhe tregime, por historia e detit mes Shqiperise dhe Greqise me ka terhequr shume.

Të them atë që ndjej shpirtërisht, më ke kënaqur dhe nëpërmjet kësaj kënaqësie dua të të uroj shëndet të plotë, jetë të gjatë, laps dhe dorë të palodhur për të pasqyruar gjithmonë realitetin.

S’të kam njohur në takim, por u njoha nëpërmjet dorës dhe mendjes tënde të ndritur.

Të përshëndes përzemërsisht, me respekt, Lytfi Abazi”.

About Post Author