“Shaban Murati për ne kroatët është Milan Shuflaj shqiptar!”


“Shaban Murati për ne kroatët është Milan Shuflaj shqiptar!”

-Deklaratë e Ambasadorit të Kroacisë në Shqipëri

Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, H.E. Zlatko Kramariç, në fjalën e mbajtur në ceremoninë e promovimit të librit të tij “Kritika e mendjes politike”, të përkthyer dhe të botuar në gjuhën shqipe, deklaroi:

“Dua të falenderoj veçanërisht promovuesin Shaban Murati, që është një nga njohësit më të mirë të politikave në rajon. Unë mësoj shumë prej tij mbi Ballkanin Perëndimor kur shkruaj rreth mendjes politike shqiptare dhe shkrimet e tij janë ndër më të dobishmet.

Ne së shpejti do të kemi rastin të promovojmë librin e tij për marrëdhëniet shqiptaro-kroate në Zagreb në gjuhën kroate. Unë e falenderoj për gjithçka ka bërë për çeshtjen kroate në Shqipëri.

Shaban Murati për ne kroatët është Milan Shuflaj shqiptar”.