Shaban Murati-Serbia ndihmon Rusinë për thyerjen e sanksioneve, BE hesht


Serbia ndihmon Rusinë për thyerjen e sanksioneve, BE hesht

Ndërsa BE vazhdon dhe i lutet Beogradit të bashkohet me sanksionet europiane kundër Rusisë, Serbia tallet dhe jo vetëm nuk i vendos sanksione, por po e ndihmon hapur Rusinë të thyejë sanksionet e BE. Agjencia qeveritare ruse “Balkanist.ru” njoftonte në 11 nëntor 2022 se nga data 24 shkurt 2022, (e nisjes së agresionit rus në Ukrainë), e deri më sot Rusia ka hapur në Serbi 789 kompani dhe 2134 firma të reja ruse. Ky vërshim stërmadh i kompanive dhe firmave ruse në Serbi këto muaj organizohet që Rusia të neutralizojë sanksionet e BE dhe nga territori serb të zhvillojë tregëtinë ruse qetësisht me vendet europiane. Diplomacia e BE bën sikur nuk e shikon këtë qendrim skandaloz të Serbisë në ndihmë të Rusisë dhe kundër BE. Brukseli po rrin e merret me qiqrat në Kosovë dhe se sa muaj dhe sa vite duhet të shtyjë Kosova reciprocitetin e targave për hatër të Serbisë. Deri tani është menduar se një shtet me peshë në BE është me Serbinë. Tani e tutje mendoni që një shtet me peshë në BE është me Rusinë.

About Post Author