Shaban Murati:Degradim


Degradim

Udhëheqësit e Shqipërisë jepnin jetën për Titon. Jepnin jetën për Stalinin. Jepnin jetën për Mao Ce Dunin.Por të japësh jetën për Vuçiçin, ta duash Vuçiçin më shumë se Kosovën, dhe t’u thuash shqiptarëve se “Ballkani i hapur” i Vuçiçit po ju mban me bukë, sepse do na japë grurin për të cilin ka kontrata të nënshkruara, kjo kalon çdo kufi të servilizmit diplomatik dhe tregon që Shqipëria ka kapur fundin e llahtarshëm të mosekzistencës.