Poezi
Shakaxhiu natar naten trupuar,
lodhur muskujt kah shakave me kripe,
mesnata nderkaq gjumin trembur,
mbi catine e ballkonit cinxeri mallkuar…
rebelohet burri gruas i eshte shkrehur,
do gjente gjesendin, ngordhte ne duar,
shakate t’i merrte lumi xhindak i thekur:
me ristelen e gjate godit rrepte catine,
hesht gjinkalla, rrasur koken ne vrime.
Kthehet trumfatori shtratit ngrohte, gruas,
ecte shakaja rruges se gdhires se vet,
per dreq gjinkalla prape kengevajin, avazin,
kur nata vjeshtake po derdhte rrebesh,
vrull inatcori, merr litare dhe kazme,
do ngjitet si artise ta beje catine pershesh,
le ta mesonte qyteti edhe kete shaka vjeshte:
nen rrase gjinkalla, lsjthitet pa pushim,
nen carcafe gruaja qeshte :hi – hi – hi…
Degjon pastaj klithe tjegullash ne trotuar,
dhe dufin e burrit castesh ne perpjekje,
serish gjinkallen, dreqin me brire, s’pushon,
loja e shakaxhiut, duket asaj i pelqen,
cast pas casti, gjer agut te dites qe gglon,
qetuar femra permbi puplat mendafsh,
dikton boshin e dyshekut, vrapit ne ballkon:
vallezonte shakaxhiu, me litarin ne gruke,
shakaja e fundit te tij, shaka pa kripe.