Shamia e beqarit-Veronika Leshit


Shamia e beqarit

Te pash nga larg me duart bosh

Kur po kaloje ti anes detit

Unë te ndiqja nga pas

Me anën e çapave qe lije mas

Ti nga largësia po me shndritsh si shpirt

Ne dorën time kam një dhuratë per ty

Nje shami te kuqe xixa xixa

Kur te kesh lot fshij me atë shami

Ketë unë ty po ta bëj dhuratë

Kur te vij afër dhe te propozoj

Si shpirt drita tek ty do te lulëzosh

Po kam frik se do te me kundërshtosh

E di e dashur dashuria është shume e lehte

Por duhet një sakrificë e madhe me e mbajte

Se dashuria nuk është nje dite apo nate

Dashuria e vërtet gjithë jetën zgjat

Prandaj hajde mos ta humbasim dashurin

Kthe përballë meje me shiko nder sy

Ne qofte se te shpërthejnë ne faqe ato lot

Fshij me ate shami qe ta bana dhuratë sot

Mos i fshine afrohu afër meje

Se gjaku po me vlon nder deje

Hajde ti zemra ime me plot shpresë

Unë do te dua gjithmonë deri sa te vdes

Kur te na vine dita do Zoti te vdesim. Të bashke

Kjo është dashuri dhe sakrificë e vërtet

Zemrën ma jep se une zemrën ta dhashë

Le te kemi mendjen te dy ne koke

Se kshtu è shkru i madhi Zote

Te sakrifikosh për dashurin

Te mbushet shtëpia plot e përplot me fëmijë.