Shaqir Saba:nga Feri Arifi


Prej Breze paskan dalë

Burra të mëdhenj, pa fjalë

Aty bash te Guri i Zi

Shaqir Saba, me trimëri.

Shaqiri, të madhe bërtiti

Zëri i madh larg mbërriti

O ngadalë sllav më prit pak

Për krejt krimet do t’marr hak.

Prej Karpateve keni ardhë

Tokën tonë me na e marrë

Plumbi juaj s’ka çka m’ban

E jap jetën për vatan.

Shaqir Saba, n’këmbë po qet

Sa herë qet nga një po e vret

Shko nga erdhe sllav i zi

Në vendin tim s’mundesh me hy,

Me turpnu këtë shqiptari

Brez pas brezi brezali

Të parët tanë në luftë me krajli

E n’Brezë’ s’kanë mujt me hy.

Krisi pushka me ushtima

Po kërset o sikur vetëtima

Tha Shaqir Saba, ai shqiptari

Edhe n’vdeksha, mos më qani.

Petar Brajoviqi, partizanëve u komandoi

Ikni poshtë kush mundet se na faroi

100 partizanë aty u asgjësuan

Por edhe Shaqirin e plaguan.

N’atë vend në varr e kanë shti

Në Guri të Zi pushon trupi tij

Ra dëshmorë për këtë liri.

About Post Author