Shburrnimi:nga Gjelina Maçi Keçi


 Në ishullin e mitit t’burrnisë,

Stërpikje me gjak Afërdite ,

 deri n’Diell E mytje n’lotë

Hupet tharmi i njerzisë,

Thatësi ndjenjash ndihet n’këtë Botë.

 Dhembja pikon ,

 Prej qiellit t’universit Shtetshterpsia

 i ngre kurth

 Pranverës dhe shpresës ,

 Prej menje t’dreqit N’mes t ‘ditës

vjen ferri i jetës .

Hana e madhe vesh mantel t’zi,

 I sheh t’vetëm Jetimët n’prag,

N’qiell të haptë bjen rrfeja,

Çahet qielli n’britma

 N’therrtore Evat i pret vdekja .

Dera mbyll me dry Vrahet jeta n’fill

Helm i pashpirt gjarpërinjsh

 Jeta shitet e blehet si në treg .

Shpirti amnor thrret natën pis n’varre ,

 Vampira t’dehun kërcejnë lidhun n’valle,

T’nesërmen prapë dhibmje ,

Fjalë t’thanuna n’funerale,

Zoti me duar n’krye derdh lot,

sheh marri në bijtë e vet t’kqi .

Gjelina Maçi Keçi