Kam pasur fatin e madh që të kryej shkollēn pedagogjike ( Normalen )1967, ku aso kohe quhej:” universitet mbi universitetet”
E festonim këtë Ditë të bekuar ,thjeshtë ,por bukur .
Ne , në krahinën tonë ( Vlora) në kētë ditë si fëmijë dhe të rinj festonim me drurin e shenjtë, frutdhënës e zbukurues :
SHEGA
Zonjë e veçantë që vlen për tē gjithë,
të vegjël e të rinj të kanë shijuar,
rreth teje i mblidhje gjithë miqtë,
sigurisht moshën e padisiplinuar.
Mbaj mend, lyer me gjakun e shenjtë,
zogēza ime në degëzën pranverore,
e para varte guguveren* e shtrenjtë.
Me gjak të ri mbushje zemrat rinore.
* Guguvere- kështu quhet kordoni me pe të bardhë e të kuq që vendoset në dorë e në qafë për Ditën e Verës. Pas shtatë ditësh varet në një shegë pēr mbarësi, lyer me gjakun e kurbanit.