Shekujve që vijnë u shkruan Homeri


Fehmi Pireva

Sa lumenjtë atje janë.

Rrjedhin lotët edhe n’gricë,

Kalojnë shekuj dot s’i thajnë,

Nga Molla e Kuqe në Igumenicë.

Këngët me vete ne i morëm

I kthyem n’balada e n’elegji,

Dallëndyshe, kur të vini tjetër herë,

Nuk na gjeni më në ato shtëpi.

Ikën maleve, vdesin rrugëve,

Gjithçka shkrumb përmbi dhe,

Në brigjet të detit presin varkat,

Pas mbet e bukura More.

Mos në çast, shfletoi ndër libra,

Sa kaplohet nga emocioni,

Nuk i mjaftonte as imagjinata,

Në brigjet e Jonit zbret Bajroni.

Këngët me vete ne i morëm

Fund epokash të trishta terri,

Ngritet sërish në këmbë Shqipëria

Shekujve që vijnë u shkruan Homeri.

About Post Author