Shëmbëllesë-Shefik Surdulli


Shefik Surdulli

Teksa dielli perëndon

në horizont

qielli i skuqur

shëmbëllen nurin e saj

rrezeartë

gërshetin në gjoks lëshuar

Si dembele nata vjen

Kalorësi syrgjyn

zemruar

sfilitur nga udhë e largët

vashën kërkon

Ag’ Ymerit i ngjanë

Matanë përroit

te Guri i Kan’s

as fërkemë patkoi

Askush nuk e pa:

Kalorësi u tret

ra në pritë

apo e shitoi zana

Vashat për Shën Gjergj

aty kënduan

flokët gërshetë i zunë

lyen gishtat me kanë

sall Asaj t’i ngjajnë.