UZWIL – “JAM SHQIPTARE, BIJA E SHQIPTARIT”
Uzwil, e diel 11 dhjetor 2022, nën tingujt e Himnit të Flamurit u bë hapja e manifestimit historiko – kulturor, kushtuar 28 Nëntorit 1912 – Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Ky manifestim ishte i organizuar nga LAPSH – Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar “Naim Frashëri”, Uzwil.
Manifestimit i dhanë shumë ngjyrë, atmosferë dhe bukuri nxënësit e disa pikave të shkollave shqipe të Kanton-it St. Gallen të udhëhequr nga mësuesi i tyre GANI SHALA.
Ishte kënaqësi kur shihje udhëheqjen dhe hapjen e manifestimit në rolin e moderatorëve tri nxënëse të shkëlqyera të cilat me vecantitë e tyre personale tregonin aftësitë për ndërtimin dhe shfaqjen e kulturës shqiptare. Moderatorët ishin nga tri pika të ndryshme shkollore: nga Wiki, Gossau dhe Uzvil. Moderatoret simpatike ishin:
RUVEJDA NEXHIBI
EMIRA ADEMi
ALEA SELIMI.
Ishte atmosferë tejet impozante me pjesmarrje të bollshme nga ana e prindërve të nxënësve dhe shqiptarë të ardhur nga shumë Kantone dhe nga vendet fqinje Austria dhe Gjermania.
Menjëherë në hapje të programit u interpretua kënga “Jam Shqiptare bija e Shqiptarit” e përcjellur me duartrokitje dhe të ngritur të gjithë në këmbë, kënga u interpretua nga dy nxënëse me veshje kombëtar.
Në këtë manifestim merrnin pjesë edhe Ansambli i Valleve “TROJA” nga Winterthur-ni dhe Grupi muzikor “KONAKU I POLLOGUT” nga Wil-i, të cilët performuan shkëlqyeshëm artin dhe kulturën shqiptare.
Për historikun e Ditës së Flamurit dhe Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, foli mësuesi shumë meritorë dhe i respektuar nga çdo njeri GANI SHALA i cili mes tjerash tha se 28 nëntori ka të bëjë edhe me lindjen e Heroit Kombëtar Adem Jashar. Ai tregoi se edhe nga vetë prindi i tij Shaban Jashari ishte i dalluar nga fëmijët e tjerë, sepse në të njejtën ditë përvec ditëlindjes së Ademit festohej edhe dita e Flamurit.
Gjithashtu këtë manifestim e përshëndeti në dy gjuhët shqip dhe gjermanisht mësuesja ARTA ZYMBERI, mësuese në Uzwil.
Në këtë manifestim ishte i pranishëm edhe aktivisti shumëvjecarë i cështjes kombëtare AGUSH BUJA, i cili gjithashtu i përshëndeti të pranishmit duke thënë se cështja kombëtare akoma kërkon angazhim dhe punë për të ndërtuar dhe mbajtur shtetin funksional të R. Kosovës.
Të pranishmit në vazhdim u argëtuan nga këngëtarja e njohur e këngëve folklorike popullore XHEMILE KRYEZIU.
Duhet falënderuar të gjithë të pranishmit për atmosferën e krijuar, por në veçanti për organizimin e kësaj festë një falënderim i vecantë shkon për mësuesin e palodhur Gani Shala dhe nxënësit e zellshëm të shkollave shqipe.
Kështu edhe ky manifestim i mbyll me fjalët “u gëzofshim në manifestimet e ardhshme”.
Urime, gëzuar 28 Nëntori – Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
(d.v.) sh.a.

