Shënime udhëtimi nga Franca-Imer Hysa


KOHËT E VËSHTIRA NJOHIN NJERËZ

– Zotëri, ju lutem na ndihmoni dot me përkthim te sportelisti, i’u drejtova një djali simpatik me syza i cili dukej që në paraqitje njeri i kulturar..

-Patjetër, urdhëroni.

I tregova problemin në gjuhën time. Ai ja tha sportelistit.

Mëngjesin e keni aty, kushton 8 euro për njeri.

Ndërkohë njëri nga të pranishmit mu drejtua:

Mos jeni nga Cërriku.?

Buzëqesha,, jo jam nga Laçi.

Kam shumë të njohur prej andej dhe pa i bërë pyetjen unë cilët ishin ai filloi të më përmendë emrat Sinan Tafaj, Yllin ndjeste,pastë, Marenglenin, Xhemalin, Bujarin, etj.

Të gjithë i njoh, kanë ardhur e jetojnë në Tiranë.

-Ju nga jeni?

-Nga Elbasani.

Një shok ka patuur Sinani nga andej, Gezim Delilin

-Unë jam dhe buzëqeshi.

E kisha takuar që në fillimët e viteve tetëdhjetë, ishte student në Fakultetin Juridik, por fakti që vazhdonte njëkohësisht edhe Fakultetin e Filozofisë e kishin bërë student të veçantë. Mbaroi fakultetin shkëlqyeshëm dhe në të gjitha vëndet e punës ku punoi shkēlqeu. Rastësia na bashkoi sot te Hotel Welcomotel ne Beauvais te Francës si udhëtarë me bileta avioni të anulluara.

Teksa bisedonim me Gëzimin ofrohet një zonjë rreth të gjashtëdhjetave. Ishte nga Prishtina dhe kishte ardhur të vizitonte Parisin. Kishte arritur gjatë natës të siguronte biletë udhëtimi tranzit nga Shkupi për në Prishtinē.

Mëngjezin e keni të gjithë nga unë, foli djali simpatik me syza.

Jo faleminderit, jemi shumë veta, folëm ne.

-Ju bëftë mirë, pa problem.

-Ishte Kliti djali i Gëzimit. Dardha kish rënë nën dardhë. Kishte patur prinderit vizitorē pasi ai ishte shkolluar në Francë dhe punonte Avokat i suksesëshëm në një qytet në Normandi. Dhe pse banonte këtu u kujdes dhe fjeti në hotel me prindërit dhe gjatë natës u kishte gjetur bileta për fluturim tranzit Francē- Austri- Tiranë per ditën e sotme.

Meqë hoteli nuk garantonte as drekë, dhe as darkë na u desh të bashkoheshim të gjithë bashkë pēr të vajtur e blerë bukë, ujë dhe ushqime.

Ishte dita e parë e “pushimeve” të shtyra nga halli. Bisedonim njëri me tjetrin. Ishin udhëtarë nga rrethe të ndryshme. Dy çuna të rinj nga Vlora kishin ardhur me vizë pune tremujore.

– Këtë muaj nuk patēm punë fare, edhe kjo na u desh do të shpreheshin ata. Edhe zonja nga Tirana me tre fëmijē, dhe pse një grua fisnike, do shfaqte stresin e saj, po kështu edhe Andi me dy vajza të mitura. Djemtë shkodranë do të shquheshin me humorin e tyre siç vetëm shkodranët dijnë

Gjithsesi ne po mundohemi të mbajmē shpresë që kompania e fluturimit të mos e shtyjë fluturimin tonë për ditë tjetër. Kjo është vetēm dita e parë. Ka shenja tē mira solidariteti që askush si shqiptarët i shfaq jashtë Atdheut..

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.