Shenjtëria e një shpirti-Rudina Muharremi Beja


Me majë gishtërinjsh prek akorde të panjohura
shfletoj shënjtërinë e një shpirti që s’ mbërrij
të syve që më flasin përmes një vështrimi
fërgëllimave të një fryme që druajnë një stuhi
ku përherë të dlirë,
flladitin të paqtë mendimet e mia…

O madhështi rrugëton përtej horizonteve
më zhyt në shtjellën e honeve
të një ëndrre që gjithnjë më përkund
djeg në terrin e yjeve të përflakur
rilind në zbardhëllimin e vesuar të agimeve,
mbi gjoksin që mbart një mal me dashuri
mbi këngën e valëve shndërruar në himn
magjisë së yjeve që fshehin një veri
ëmbëlsisë që magjeps e që përdore s’mund të mbaj
në vjeshtë të jetës time, mos më braktis…!