Sheqere Sina-Era dhe bora e Shebenikut


Era dhe bora e Shebenikut

Era dhe bora e Shebenikut me kishte forcuar isha bere e forte te përballja edhe dallgët e lumit te Shkumbinit. Lulet e malit me dhuruan ndjesinë dhe dashurinë, ajri, zogjtë, me dhuruan frymëzim qe te ecja para pa u ndalur. Vështirësia e terrenit duke u rrezuar dhe ngritur, nga prindërit! Me kishin forcuar, tani isha e rritur do mësoja te sfidoja te keqen, te largoja rete e dendura, te largoja errësirën. Te afroja diellin prindërve te mi. Ishte sprova e madhe, qe do te kaloja tunelin.. te dhuroja diellin…? apo do shkoja mbrapa…? Një rruge kishte! Prandaj i vendosa detyre vetes, te bëhesha e forte si ata shkëmbinj, me vullnetin, iniciativën dhe këmbëngulje per te treguar veten dhe nderuar prinderit. Pra i kisha vendosur detyre vetes te studioja, te shëroja pikëllimin e nenës dhe vuajtjet ne atë terren te vështirë. Isha 15 vjeçe po mendoja per te ardhmen time qe fëmija im, mos vuante.

Autore: “Sheqere Sina”