MYZEQAREN JETA E KA MUNDUAR
Kjo jetë shumë më ka munduar,
të shkruaj për shpirtin e përvëluar.
Po shkruaj për myzeqaren e përzhitur,
Gjithë jetën kazmën e shatin duke ngritur.
Në arë ngeli duke punuar,
E lodhur dhe e stërmunduar.
Fëmijët e saj janë larguar…
Në emigrim për të fituar.
Me pusin e shtëpisë tokën vadit,
I përmalluar për fëmijët, pemët rrit.
Djersa nga balli e trupi i kullon,
Krahët e drobitur i stërmundon…
Lodhet në arë, lodhet në serë,
Për të gëzuar sadopak pranverë.
Nëpër kodër ullirin mbledh,
Ta kripë për dimrin që vjen.
Shpresën e ka per të jetuar,
Mbjell filiza te rinj me duar,
Plehëron tokën të pasurohet
Për të shtuar prodhimin mundohet.
Nipërit të rriten, të lumturuar
Në vendin e tyre për të qëndruar.
Por i soset durimi, si e vetmuar,
Ka frikë se i thyhen brinjët duke punuar.
-Si një nënë, më ke dalë.
Me asnjë nuk të ndërroj,
Si bija jote unë jetoj.
Janë njerëz me edukatë,
Na deshën pa hakikat.
Myzeqe vend i shtruar,
ne tre të natës njerëzit zgjuar
bëhen gati të punojnë,
tokën e tyre ta lulëzojnë!
Myzeqe, vend i shtruar,
Ne gjirin tënd na ke bashkuar.
Je nga qytetet e parë,
Plot artistë e këngëtarë.
Kur ngrihemi në mëngjes,
mes trëndafilave me vesë,
Zeri i Vaçes kumbon…
shpirtin tone e gëzon!
NË KËTË NËNTOR
Në këtë nëntor të butë pranveror,
gjelat e mëngjesit zunë të këndojnë,
Me zërat e solistëve i krahasoj,
Në këtë mëngjes plot jetë,
Në të bukurën Lushnjë qytezë,
Qeni i shtëpisë filloi të ulërijë,
Ky qen besnik po bën lajmërim,
Ai nga toka diçka po ndjen…
Çohuni të dalim, të mos përtojmë,
Festat e mëdha vijnë t’i festojmë,
Fëmijët me flamuj në duar t’i gëzojmë!
Kovidin së bashku ta sfidojmë!…
Te gjitha jane te botuara ne librat me Poezi “BESA QE LIDH ZEMRAT”
DHE “EMBELSIA E EMIT TIM
SHEQERE SINA”
ISBN 978-9928-350-48-0
