Origjina
GJYSHI IM, SALË OMERI
E kujtoj me shumë mall,
Gjyshin tim, trim të rrallë,
Salë Omerin guximtarë,
Mes trimave, trim i parë.
Nuk i trembej syri kreshnik,
Ishte Bujar dhe qe fisnik,
Mblidhte burrat kuvendohej
Shqipëria të mos e copëtohej.
Në një sofër të bashkuar,
I mblidhte me pushkët në duar.
Donte besëlidhje guximtari
Me besë e burrëri shqiptari.
Gënjeshtarë dhe frikacë,
Nuk i fuste në shtëpi aspak,
Sy patrembur, në ballë rendi,
Me gjak ta mbronte vendin.
Nëpër male me kuaj luftuan,
Armiqtë kudo i shpartalluan.
Para të huajve kurrë, s’u përulën,
Por bajonetat në gjoks u ngulën…
Me zemrat e tyre të forta si guri,
Mbajtën lart shtrënguar flamurin.
Me emrin e Salë Omerit guximtar,
Krenoheshin gjithë trima luftëtar.
Shpirti i trimave është gjallë,
Ata s’e harrojnë këtë vatan.
Por ngrihen edhe nga varri,
Të mbrojnë me gjak çdo fije bari
