SHEQERE SINA OZUNI
Herët pa gëdhirë
këlyshët e vet t’i shtonte .
zanatin kurrë se harronte ..
Nëpër pyll
Po kërkonte delen rud ta gllabëronte.
Po bariu gjahtar kur e pa me çifte në kokë i ra
e qëlloi e coptoi fara e saj mos ekzistojë
Sa me këmbë e me duar e hodhi në përrua
ulkonjen për ta qëruar..
Gjithë kafshët ujin e provuan si ulkonja lëkurën se ndërruan .
Gjahtari nga stani ndjeu këlyshët po vajtojin
për ulkonjen qumështin e nënës po kërkonin.
Gjahtari zemër butë u pendua
nuk duroi në ndihmë të këlyshëve shkoi ….
I mori, i strehoi qumësht dele u dhuroi
këlyshet qumështin e shijuan dhe hilen vendin mësuan.
gjakun kurrë nuk e ndërruan .
Bariu per të zbutur këtë farë ta kthej në
ulkonjë të bardhë !
Luani kur e pa
Filloj me qesh – ha- ha- çbën kështu mor budalla..!
Ujku qimen se ndërron
Por shtigjet i mëson.
Këlyshi me qumësht delje u rrit në livadhe u sevdalis.
Për të marr hak sa më parë për ulkeshën kishte mallë
Këlyshi u rrit me delen u bë mik e mashtroi (sa të dua)
ti më ke dhënë qumësht mua.
Delja butë e besoi në folenë e ujkut shkoi..
A bëhet me ujkun miqësi ai të shuan gjithë shtëpine
dhe jeton si zotri.
Delen që i kishte dhënë gji po piqte me miqtë e tij
Ujqërit e tjerë gjahtarin e diktuan me dhëmbë e sulmuan.
Mish njeriu ata provuan.
Ulkonjat vendin e rrethuan.
Delja rude në gojën e ujkut po hedh valle.
