Sheqere Sina-sherbela bleroi


Në mesnatë nga erozioni,

boshti i tokës u rrotullua,

befas dielli sytë m’i verboi…

Pas shumë vitesh sytë lotuar,

Këto rreze sytë m’i shëruan.

Në thellësi të shpirtit,

Errësira më kishte mbuluar.

Pa dashuri shpirtërore,

Nuk mund të jetohet vetmuar.

Shpirti kërkon shpirtin,

Vetëm zotin ëndërronte,

Sytë e përlotur të shpëtonte.

Zoti shpirtin e ndihmoi

Borës së malit diellin i dërgoi.

Dielli borën dendur,

Nëpër male shkriu,

Pastaj bora avulloi,

Dhe bulëza shiu formoi,

Toka plot bimësi prodhoi Lule sherbela bleroi,

Jetë njerëzish për të shëruar,

Nga sëmundja e shekullit,

Shpirtrat për t’i kuruar…

About Post Author