Shpirti im ndjen mall
per ate fshat te bukur malor, prane rrezeve diellore, buze Shebenikut per cdo hapsire rrugore,shfaqen here pas here lisi dhe frasheri me aromen pranverore, qe ngjalle frymezimin duke degjuar kengen e bilbilit ne shpellat e shkallafit qe jepnin jehone dhe buzeqeshje banoreve , ne pemet shumevjecare qe folete e zogjeve ishin te mbrojtur nga dimri i eger nga era e fuqishme e Shebenikut, qe bora dhe akulli nuk shkrinte dhe guret minerale prej argjendi .
Aty kam lindur une ,dhe ashtu si guri i forte zemra eshte forcuar .
Ne ato rruge te ngushta me dellinja e shkurre, ne ato kodrrina te gjelberuara, ku shfaqen ne pranvere , lulet manushaqe ,qe nena ime i vuri ne djepin tim kur linda , dhe gurin qe ndrriste si are,qe vajza e saj te beheshe e forte , te kalonte veshtirsite , gjarperinjte apo dhe ujqerit ..
Poshte kodres ne nje vend me pjerrtesi te madhe ,qe e quanin lugu i thelle , ku ndodhet Bushtrica. Aty ne ate vend punojin me mijera puntore, ku nga te gjitha anet nxireshe guri nga minatoret dhe perpunoheshe ne Metalugji. Po, po, ne ate lugine ne te dyja anet eshte shtrire lumi Shkumbin, ku puntoret laheshin ne zalle , dhe pijin ujin gelqeror per pastrimin e meshkerive nga pluhuri i kuq…
Ne ate fshat te bien ne sy shtepite dykateshe prej guri, me binaret prej druri te punuara me mjeshteri .
Njerezit e asaj kohe me veshje tipike te zones, shallvare leshi te zeza, dhe burrat qeleshe te bardha , qe tregonin besen dhe burrnine.
Ne kembet e tyre te forta , mbanin opinga llastiku , qe i thurnin grate me mjeshterine dhe nje xhufke per bukuri.
Ato i kishin trrasheguar nga lashtesia, nga njerezit qe lundrronin me varkat prej druri per te kaluar anen tjeter te fshatit Hotolisht dhe Xhyre. Varferia e tyre kthellohej duke kaluar lumin dhe ne lendina me trendelina , qe dashuroheshin..
Dhe jepte forcen e besimit trradicional fejesat te beheshin ne fshatrra rreth e qark per mos humbur rracen e tyre fisnike, bujare
dhe per te nxjerre ne jete trrima dhe puntore.
Kishin nje besim ne nje Zot, duke futur ne gjak fene myslimane ..
Femijet rriteshin nuk kishin frike, sepse Zoti i mbronte ..
Burrnine, keta burra e kishin ne mustaqet , qe vajzat shikonin me bisht syri dhe rrenqethej mishi. Ne sy te prinderve nuk kishte perkedhelje , se ndryshe e vinin ne loje dhe humbte burrnia .
I kendonin kengen quhej burre grash …ne ate fshat nuk kishte drita vetem dielli kodrrinor i ngrohte , laheshin ne lumin Shkumbin, edhe pse drita u mungonte, grate qepnin qendisnin pajat dhe rrobat e burrave me kandil.
Diten e kalonin me te mbjellat e e pranveres .
Gjate beharit punonin me me grurit ne fjeshte me miserin .e te gjitha prodhimet frutat i mblidhin i konservonin per 3 muajit e dimrit te forte .
Shume puntore ishin ato gra me gersheta deri poshte sverkut, prisnin me padurim burrat ne dhomen e tyre te merrnin buzeqeshjen ..
Eh c’bukuri shpirterore ishte! Nuk kishte djallzira ,kunatat shkonin si motra , fjalet me burrat nuk bisedonin…
Ato i linin fjalet dhe shakate ne lumin e Shkumbinit. Iknin dhe ktheheshin duke ngarkuar karthija per te djegur dhe gatuar ..
Ishte nje mrekulli
Fjalen ” bese” nuk e treste as guri ..
Ishte dhjetor i vitit 1965, nje dite ku debora kishte zbardhur ne fshatin Peshtan rreze Shebenikut , ku linda une, ku dimri ate dite ishte kthyer ne pranvere.
Bora shkriu dhe zogjte u afruan ne ate shtepi dy kateshe, qe babai me xhaxhain, kishin ndertuar..
Ishin 3 gezime ate dite ardhja e dritave ne fshat, heqja e kandilit dhe
shtepia e re ..
Ne mes te dimrit hyri pranvera qe lulezoj ..
Ate nate gjithe katundi festoi vallezuan ..
Babai dhe nena u gezuan shume emrin do ia ngjisim Sheqere
Embelsira te jete gjithmone……..
Vazhdojme ne vijim…
Autore: Sheqere Sina Lushnje Shqiperi !
