Sheqere Sina-Skifteri dhe dallëndyshet


Skifteri dhe dallëndyshet

 Do doja të isha zog te fluturoja, Dy fjalë me dallëndyshet të bisedoja! Nga skifteri grabitqar si të ruhen vetë, Që të thurnin krejt të qeta foletë. Të formoja një kuvend me shpendë, Ku të merrej një vendim i rreptë Koka e skifterit menjëherë të pritet, kudo ku ai lind, para se të rritet… Se koka zogjsh të pafajshëm, ai ha, Ikën, largohet dhe kokën s’e ça… Skifteri i zi të varej kudo pa mëshirë, Në një pemë që të shihej sa më mirë… Që mos përsëritej egërsia nga të tjerë, Nga gjithë ata që duan të jenë skifterë. Në kuvend do doja të vija drejtësi ! Për gjithë dallëndyshet që vriten tani. Që mos përsëriten vrasjet, në Shqipëri, Ashtu si dallëndyshet e thëllëzat pa liri… …….. SHKËMBI, YJET, HËNA E ngujuar, e vetmuar. E lodhur, e torturuar, humbur në mendime, Si shqiponje fluturova, Në një shkëmb aty qëndrova, Dhe nga qielli lart vështrova.