******** Sodis udhes, cicërimat e zogjëve me ngjallin ëndrrat të ikja largë në udhëtim pa mbarim.E pse të frenoja me zërin e bilbililit? Unë doja të ngjitësha në skena ëndrrën doja ta bëja realitet. Sa here mendimet nuk shfaqesha por me një bllok shkruaja shperthimet rinore dhe ashtu në atë bllok unë gjeja qetësinë . Emocionet i frenoja mos ikja si era qe rrëzonte lulët dhe kokrrat e pa pjekura që insektet mblidheshin dhe ktheheshin në plehë. Se mund të më linin nje brenkë, të mbyllur në kyçe të ndryshkur nga mbeturinat e prapambetura të kohes. Që edhe çelsi atë kyç nuk e hapte dot e. Shkallmova me gurin fortë qe në zemer më kishte forcuar, që portat mos rrijin të mbyllura. Të hapeshin, të futëshin zogjtë shtektare të dëgjoheshin Cicërimat e dashurise. Por tërmetet veç kan shkatërruar folenë dhe portat mbyllen përsëri… perseri… s’kishte rrugë dalje ….!
Autore: /Sheqere Sina/
Të drejtat janë të rezervuara /ALBANIA
