Sheqere SINA-VJESHTË


VJESHTË
************

Një flladi i lehte ere, gjethet rrëzoi
Dhe toka e brishtë gjethet mbuloi.
Këtë tokë pjellore shirat e kanë gërmuar,
Nga helmet e ajrit, trungu është dëmtuar.

Një xhungë e madhe i është formuar,
Pema shumëvjeçare, gati duke u rrëzuar.
Toka shumë pjellore tashmë po rënkon,
Uji është pakësuar, toka po shteron.

Në detin e madh, toka ka përfunduar,
Frutat e pemës, tani janë pakësuar,
vetëm pesticidi ato pak fruta i ringjall,
por njerëzit i dëmton ky insekt vrastar.

Bora dimërore, nga mali zbriti,
Arrën shumëvjeçare ta vaditi,
Rrënjët e arrës ndoshta do forcojnë,
Tek filiza e rinj njerëzit shpresojnë
Autore: /Sheqere Sina /Albania/
Te gjitha te drejtat jane te rezervuara
Viti-2021!

About Post Author