Sheqere Sina:Dimri dhe zogjtë


Dimri dhe zogjtë

Mjegulla e dendur,

Diellin ka errësuar.

Era e fuqishme degët ka rrëzuar…

Zogjtë rrëqeth i ftohti, në pemë të vetmuar.

Foletë u janë prishur, mbetën të pastrehuar…

Ky dimër i egër Zogjtë i pakësoj,

 Zogj të plagosur, Përtokë po shikoj…

 Ciceron ciu, ciu zogu i lënduar, kërkon për ta ndihmuar…

 Po zogjtë janë shumë,

 Të gjithë s’i ndihmoj dot unë.

Dhe iu luta zotit t’i ndihmoj, Dimrin e egër ta qetësojë.

Sherbela bleroi në mesnatë nga erozioni,

boshti i tokës u rrotullua, befas dielli sytë m’i verboi…

Pas shumë vitesh sytë lotuar,

Këto rreze sytë m’i shëruan.

Në thellësi të shpirtit,

Errësira më kishte mbuluar.

 Pa dashuri shpirtërore,

Nuk mund të jetohet vetmuar.

Shpirti kërkon shpirtin,

Vetëm zotin ëndërronte,

Sytë e përlotur të shpëtonte.

 Zoti shpirtin e ndihmoi Borës së malit diellin i dërgoi.

 Dielli borën dendur,

Nëpër male shkriu, Pastaj bora avulloi.