Sheqere Sina:Do të largohem nga vendi


Do të largohem nga vendi

 Djali im, një racë malësori,

 

dy prindërit një ditë na mblodhi,

 Dhe befas na tha dy fjalë:

Mos keni merak për mua si djalë!

 Do të largohem nga vendi im,

 Për të formuar në jetë emrin tim,

 Do të iki në emigracion të punoj,

Të ardhurat që më duhen të shtoj

Unë mora së fundi, një vendim,

 Do t’ia nderoj emrin gjyshit tim,

 Emrin e tij do ta lartësoj,

 Farefisin nuk do ta turpëroj.

Unë do iki larg, të shtegtoj,

Në gjumë do vij t’ju përqafoi.

 E përcolli nëna me lotë në sy,

Pse ikën e na lë vetëm, o flori?…

Biri im, pse po largohesh tani?

 S’të mungonte gjë në këtë shtëpi!

Doja të të kisha gjithmonë në sy,

Mos ma thaj lotin në pleqëri!

Në dheun tënd pse u dëshpërove?

Që me plumb ne zemër me lëndove.

Ti nuk më tregove çfarë të detyron,

Të rropatesh në emigrimin ku shkon.

Moj mama, unë do iki të punoj,

 Personalitetin e vetes të formoj!

 Unë kam mundësi tani që jam i ri.

About Post Author