Sheqere Sina:Emigrimi


Era fortë po ulërinë u nda nëna me fëminë

Edhe toka po rënkon

Qielli bulza lot po pikon

Njeriun po lajmëron.

Vëndin ku ke lindur

Mos e ler të shkretuar

Dielli është errësuar

Zoti ka me ta rrafshuar?

njeriun është Zëmëruar

Nuk lutet për tokën që e ka bekuar.

U sos durimi i tepruar

Po humbet dashuria.

është shtuar lakmia

Vetmia po na vret

Po martohen kushëri të tretë.

Shpirti është kthyer Skëterr të vërtetë.

Të gjithë ikin nuk i mban dheu

Nga skamja mjerimi ..

janë larguar të punojnë, nuk dinë si ta fillojnë

gjëlpëra fillin nuk e mbanë.

O Zot do lëvizë do prishë dynjanë.

rrugët janë shkatërruar hymner janë formuar

Përplasen në lumë me shkolla

me fshatra po shkatërrohen vatrat

edhe deti është bllokuar

Uji ka me të na mbuluar?

Më dogji malli dheb shpirti për kët

dhe motër vëlla nuk po ndjejmë ..

vetëm me sy shikojmë

Trupin nuk e komandojmë vetmia po na vret

Del shpirti ulëret për ybret.

Pa ujë era njeriut pallatin tërbon

Vdes i vetmuar

Se fëmija është larguar hynë policia në derë me maska

Në varrë ikën varroset në dhe pa

nderë?

*******

MALI DHE FUSHA PO QAJNË

KAN NGELUR TË VETMUAR

*********

Po qan mali me oi-oi-oi…!

O Zot te drejtohem ty.

Pse më lanë në vetmi,

Shume shtete ma kanë zili!

Nëpër male e bregore

U shkretua vendi anembanë…

Shumë përrenj janë formuar,

Nga ti, o njeri, që je larguar!

Çfarë po bën, o i marrë?

Kujto vendin nënë e babanë?

Çfarë po bën, o i marrë…

Se skifteri s’lë gjë të gjallë?…

Bëj xhade nëpër fshatra,

Qe të shpëtosh ato vatra!

Shumë të zgjuar ka Shqipëria,

Ndalu dëgjo mentë e tija!…

Nxirre kokën, mos u fshih!

Hidhe votën për kë do ti!…

Për të ecur lehtë e lehtë,

Të gjithë zbritën në qytet.

Lanë nënë dhe babanë,

E shkretuan anë e mbanë.

U drodh toka dhe deti,

Në fushë po bie tërmeti…

Me Europën të bashkohemi

Gjithë shqiponjat bashkë të kërkojmë,

Ndryshime të reja të formojmë!

Shqiptaret të bashkuar

me njeri- tjetrin të miqësuar,

të lidhur me miq nëpër bote

Shqipërinë për të lartësuar!

Të lartësojmë dhe Shebenikun e Sopotin,

se edhe gurët po rënkojnë

mineralet janë ndryshkur e vajtojnë

Janë argjend e janë flori,

Duhen shfrytëzuar në industri,

edhe gurët të futen në punë,

Se rrëshqasin e bien në lumë.

Ky lumë i rrëmbyer merr shtëpi,

merr vatra dhe shkatërron jetë,

fshatrat rrëshqasin, toka shkon në det,

sa herë në tokën tonë bie termet!…

Me të gjitha Shqipëtarët të bashkuar,

zërin e tonë ta dëgjojnë

sa malet të shungullojnë,

Një urë të madhe të formojmë,

miqësinë tonë të forcojmë

Dhe Shqipërinë të nderojmë,

Me gjithë Europën ta bashkojmë!

********* Doja të kisha fuqi magjike, pyjet t’i lulëzoja

Me filiza të rinj të djegurit t’i zëvendësoja

Do të rendja kudo nëpër kodra dhe male,

Ahun, lisin, bredhin pishën ta gjelbëroja.

Dëllinjë do mblidhja, si dallëndyshe do fluturoja,

Sherebel njerëzve t’u dërgoja, nga kovidi t’i shëroja!

Të gjitha mikeshat t’i takoja, me to të kuvendoja,

T’u thosha, se pyjet janë fryma, nevojë mbi nevoja!

Dhe nga çdo sëmundje të kurohem aty.

Në bregun e blertë lule të mbledh,

Lulet me të bukura për kurorë të zgjedh

Për varrin e babait, të shkoj ta kujtoj,

Te shtëpia ku linda gurët të numëroj.

Në gurët e shtëpisë vitet kam

**********

Të lartësojmë dhe Shebenikun e Sopotin,

se edhe gurët po rënkojnë

mineralet janë ndryshkur e vajtojnë

Janë argjend e janë flori,

Duhen shfrytëzuar në industri,

edhe gurët të futen në punë,

Se rrëshqasin e bien në lumë.

Ky lumë i rrëmbyer merr shtëpi,

merr vatra dhe shkatërron jetë,

fshatrat rrëshqasin, toka shkon në det,

sa herë në tokën tonë bie termet!…

********* Doja të kisha fuqi magjike, pyjet t’i lulëzoja

Me filiza të rinj të djegurit t’i zëvendësoja

Do të rendja kudo nëpër kodra dhe male,

Ahun, lisin, bredhin pishën ta gjelbëroja

Dëllinjë do mblidhja, si dallëndyshe do fluturoja,

Sherebel njerëzve t’u dërgoja, nga kovidi t’i shëroja!

Të gjitha mikeshat t’i takoja, me to të kuvendoja,

T’u thosha, se pyjet janë fryma, nevojë mbi nevoja

******** gjinkalla nga vapa po pëlcas,

Duke psherëtirë me maraz.

Kur të kthehesh nga emigrimi

Hap librin për të lexuar,

Se nëna jote, do jetë qorruar,

Zemra do i jetë tkurrur,

Trupi do i ketë ngrirë,

Dora do i jetë tharë.

Prandaj te nëna jote

Eja sa më parë!…

s