Sheqere Sina:Farmacitë


FARMACITË JANË PASURUAR

Farmacistet profesore janë graduar,

të gjitha doktoratat kanë mbaruar…

Xhepat me para i mbushën gjithsesi,

Shteti nuk ka rregull, në mjekësi.

Duhet nga një polic te çdo mjek…

Korrupsioni po na shkurton jetë.

Po hanë kokë njeriu, si bishat në mal,

Kur do të rregullohet ky hall i madh?

Këtë vend e ka marrë korropija

Po vdes nëna, shuhet fëmija.

Farmacistet janë bërë mbretëresha,

Lotët rrëshqasin, si rrëketë në mezhda.

O Zot largoje trishtimin, rinia fishket,

Toka avullon dhe lulet vyshken.

Lotët kthehen, në lumë të fryrë,

Nxehtësia kthehet në akull të ngrirë.

Trëndafili ngrin, nga akulli i formuar,

Brenga në shpirtra na ka pushtuar…

Pesha e qerpikut të nënave është renduar,

Gjoksi kërkon ujë se është përvëluar…

Të vuash për një pike ujë të bekuar,

Të zbehesh, nga dimri i errësuar..

Loti dhe brenga, nuk durohen,

Janë dhimbje, që nuk harrohen.

Këtë brengë, o Zot na e largo,

Mbaje dorën me vdekje mos na lëndo!

Nenës së re, mos ia prek rininë,

Lotin mos ia thaj, po largo ligësinë!

Në shpirt futi mirësinë dhe besimin,

Të largojë brengen dhe trishtimin.

Bëji nënat ta shkulin këtë mërzi,

Të gëzojnë me një embrion të ri.

About Post Author