Sheqere Sina
Fëmijëria jonë

Cicërimat e zogjve na jepnin shpresë!
Me zërat e ëmbël, zgjohesha në mëngjes,
Te burimi i fshatit me vrap shkoja…
Me zogjtë këngëtar këngës t’ia filloja…
Cicërimat e zogjve me jepnin frymëzim, recitoja ne hapësirë, në agim.
Nga taraca shtëpisë shikoja e gëzuar fëmijët nëpër ara duke vrapuar;
Me kallinj gruri duke punuar,
Nga larg me kënaqësi vështroja.
Menjëherë pas tyre, duke shkuar, mblidhja kallinj nga kombajna shpëtuar.
Zëri i autokombajnës na gëzonte,
Thasë me grurë kur grumbullonte.
Në darkë brigadieri na jepte flamurin
Dhe na uronte që mblodhëm grurin.
Por asnjëherë nuk e morëm vesh, kush e merrte të gjithë grurin,
Dhe ne ndjeheshim të lumturuar, që për të mbledhur grurin kishim punuar…
Nëna më përqafonte dhe gëzonte.
Byrekun me gjalpë na dhuronte…
E rrëmbim me vrap, si zogj vape,
Pastaj si dallëndyshe thurnin çorape.
Një koshere babai kishte thurur, për kurrizin tonë.