Sheqere Sina:Gjarpri dhe nepërka


Sheqere Sina

Gjarpri dhe nepërka

Nepërka laramane vija, vija, hyri brenda te shtëpia. Hyri fshehurazi pa u ndjerë. Kur s’kishte njerëz të tjerë. Gjarpri e kishte sinjalizuar, Ujin e burimit për të helmuar. Farën e lules duke kërkuar, Kur uji ikte, si kristal i kulluar, shumë brigje kishte kaluar, dhe nga helmi ishte pastruar… Moj nepërka laramane, Çfarë kërkove në ato stane? Delen rudè te këmba pickove, qumështin në gji helmove. Qingjin njomë hidhërove, Dashit me brirë ëndrën i shove. U fshehe në livadhin pranë, në një mezhde plot bar… Dhe fshehurazi po pergjoje, mishin e iriqit kësaj here e doje… Por breshka me iriqin miqesuar, po hidhnin valle të martuar… Livadhit, poshtë e përpjetë, doje të pickoje iriqin e shkretë. Por këtë radhe nuk të eci, Thumbi te breshka të ngeci…. Se iriqi me breshkën ishte martuar, Me trupin e saj iriqin kish mbuluar. Në trungun e pemës fole kërkove, gjakun e zogut të helmoje…

About Post Author