Ikën djem e vajza në emigrim
Ikën djem vajza në emigrim, Ikën dhe ikin, pa mbarim, Lënë nënën dhe babanë Syri nënës, pareshtur qan: Oh, unë e mjera ç’më ka ngjarë!… vajton nëna për të vetmin djalë. Derisa te vish nga emigrimi, Nënës së shkretë i ka ikur fiqiri. Kur do ta shoh djalin të martuar Jetën me fëmijë për ta gëzuar? Këtu uzina e fabrika u shkatërruan, Ghithë vendi ynë është varfëruar. Të lodhur shumë, të torturuar, nëpër male e shkrepa ata shkuan, Jashtë vendit nuk e gjetën shtruar Por natë e ditë kanë punuar. Këtu Socialiste e Demokrate Për vendin s’kanë menduar, Shohin xhepin, emigrantët harruan, Që po vuajnë në dhera të huaj… Ngrihet populli në protesta, Po britmat e tij kanë pengesa, Fjala e njerëzve nuk dëgjohet, me gaz lotsjellës, turbullohet. Në kuvend janë të ngopurit, që nuk pyesin për te uriturit, por zihen e grinden me lemeri, Televizori nuk shihet me sy.
Inbox
