Sheqere Sinaj:Besa që na lidhi zemrat


Besa që na lidhi zemrat

 Kur lindi Besa, frynte erë veriu, atë nate qershori binte pa pushim shiu. Pa pritur në mes të natës me gjëmim dielli i fuqishëm shkëlqeu në shpirtin tim: lindi Besa dhe hëna gjithë botën ndriçoi, Zemrën time, kjo vajzë ma plotësoi… Lindi Besa, emër i dërguar nga qielli i kaltër! Zoti më dhuroi në shpirt, dritën e pastër! Nëna Besën mbështolli dhe e futi ne gji, Qumësht yjesh i dha me shumë dashuri! Nëna kish kohë që ndjente se Besa i mungonte Ndaj në gjokse e mbante dhe fort e shtrëngonte Dhe teksa i këndonte ninullën, më të bukur, Ndjente se në zemër i rrihte krahët një flutur. Besa me zemrën e vogël, shikonte nënën në sy, Dhe nuk qante, po qeshte, ndryshe nga çdo fëmi. Nëna e mbante shtrënguar duke falënderuar Zotin Derisa e zinte gjumi në butësinë e gjoksit. Ti Besjona ishe dielli im, që rrezet më dhurove, Ishe mrekullia ime, që shpirtin ma gëzove! Ti më ktheve buzëqeshjen

About Post Author