Sheqere Sinaj:Dy shpirtra të dashuruar


Sheqere Sinaj

Dy shpirtra të dashuruar

Princeshën time nuk dua ta harroj,

 Në shpirtin e saj, shpirti im të lundroj.

 Dy shpirtra të dashuruar kam për t’i kujtuar, Trupi të më tretet me princeshën e dashuruar. O dashuri, kush të nxori, më iku fiqiri, Faqet e tua djegin zjarrin mbetet hiri… Oh, u përvëlova në ketë verë të nxehtë me çoni te burimi të freskohem vetë; Në pyllin e dendur, ku të mos ketë njeri, Unë për atë syzezë, do vdes në vetmi. O zot ma sille në ëndërr sikur fluturoj, shpirti i saj të ringjallet, tek ajo të shkoj. Me mall do t’i puth ata dy sytë e zi, Dielli edhe hëna të shohin me çudi, Derisa në qiell të shkojmë bashkë të dy Malli më përvëloi, më bëri shkrumb e hi.

About Post Author