Pjesë nga romani “nga Shebeniku Në Myzeqe “
Nuk më vrau shuplaka, por dhimbja që ndjeva në thinjat e babait dhe vitet që rëndonin mbi kurriz mundin dhe me gjak na kishte rritur, por turpin nuk e shikoja në sy, më rëndoi loti, ai ishte tepër i mërzitur që unë mbahesha në gojë nga lagja dhe më ra me shuplakë…më erdhi turp nga të gjithë njerzit e familjes.
Më vrau humbja e besimit që krijoi vëllai dhe babai tek unë.
Une kurrë nuk e lejoja veten të turpëroja, por këtë herë nuk e dija as vetë çfarë ndodhi në zemrën time.
Kujtova se do më kuptojnë, por vetëm nëna ime e kuptoi, loti nënës më ktheu përsëri dashurinë.
Më vrau shumë sinqeriteti që nuk e gjeta aty në njërëzit e pa emancipuar që prokuposhin çfarë mund të thoshin të tjerët. Dhe përdornin fëmijën si skllave.
E mendova, por përseri unë kisha zotin që kuptonte zemrën dhe e vendosa une.
