Sheqere Sina:Lutu para Zotit, ule kokën, puthe tokën,shpirti engjëllor do të falë mekatin!



Lutu para zotit, ule kokën, puthe tokën,

shpirti engjëllor do të falë mekatin!

Në dritaren e shtëpisë ka hyrë nje rreze dielli.

Një fije shprese më ringjall.

Shikoj degët e thyera të pemeve,

Verej trungjet e plasaritura

që ngjyren e zezë kanë marrë.

Ndjej një dhimbje në një moment,

e krahasoj me burrin e familjes së lodhur,

nga femijit e nje shoqërie të shthurur.

Po kam nje fije shprese, se trungu i asaj peme

është futur në tokë thellë me rrënjet shumëvjeçare.

Ndjej zhumë makinash që ikin ikin pa mbarim…

Një erë e fuqishme fishkëllen…

Mbylla dritaren, një frike e mbrendëshme

me pushtoj shpirtin.

Dhe i drejtova qiellit nje lutje ku kerkova

Mos kisha bërë ndonjë mekat?

Vërej nje plake me shkop, e mori era,

e rrukullisi në bulevardin e zhurmshëm,

ku verej barrelat e nje ambulance,

e srtuken dhe e çuan në spitalin që kishim pranë.

Ndjeva një keqardhje, se ishte e vetmuar…

Nga lart dëgjova zhurmën e burrave,

që loznin domino në vendin e punës,

në dyqanet me qera.

Lozin për të mbajtur mendjen

Se njerez nuk gjenden,

Kanë ikur në emigrim, e kanë boshatur tokën…

Një frikë ndjeva në shpirtin tim…

Po sikur tokën, ta mari era

që feshkellen si e tërbuar,

Nga boshatisjia e të rinjve?….

Nostalgji në zemrën time u krijua…

Pranvera që sa ka filluar,

Një fije shprese nga dielli

që zoti na ka dhuruar kam.

Nga lart degjohen zhurma

per kanditatët e partive diskutojne.

Qe bredhin si minjtë nëpër lagje

dhe dyert e shtepive.

Japin premtime, me nje shpirt bosh,

te mbushur me mellefin për pushtet…

Ah, peme pa kokrra…pa shpresë…

Si furtunë janë bërë, po pastrojnë bunkerët .

Aty nga frika duan të struken.

Të mbulojnë koken, mos duken,

Mos mbyten në helmet. Eheee!

Sa çuditshme, bota rrotullohet,

prape në bosht qendron.

Këtë bosht mbaje fortë! Shtrengoje,

mos u largo! … Se do pendohesh…

Se uji del lart ka për tëtë mbytur.

O njeri dhe shkembijtë nga koka do të bien.

Eshtë si fije floku, si mendja,

Se trurin që të dhuroj zoti e helmove o i uruar…

Ah!…nuk mendon, ta hodhën…

Sepse botën para teje kanë parë…

Kur ishe i vogel, qe i izoluar…

Po cfare të pres nga ti të me japesh mend?

Apo të më nxjerrësh nga erresira

që na ke futur në pellgun e zi,

Çfarë deshe, o zemërzi?…

Me ulkonjën u miqësove.

Ajo ishte e uritur…

Gjakun e zogut donte ta zëvendësonte,

Embrionin e tokës tënde donte.

Sepse në vendin e vete, vapa e ka përvëluar…

Në atë vend të shkretuar.

Ah, mor i uruar!

Në tribunë me ulkonjën ekrani të zbukuroi…

Të duartrokitën sa famë more…

Por mos harro, se ishe i izoluar,

dhe nga hija e zezë

Depërtoi menjëherë ne diellin e forte.

Të ranë floket dhe ngele qeros…

Me zhurmën e ekranëve na shkaterrove.

Fëmijës ia poqe trurin para kohe…

Një fije shprese ka ngelur.

Tek dielli i zemëruar…

Tek shpirti i përmalluar.

Shko përulu para varrit, se në mekat ke hyrë!

Kërkoju falje engjëjve,

me gjak kanë vaditur e mbajtur gjallë

Dhe ti e përzhite në zjarrin e nxehtë.

Kujtove se ky shpirt ishte në varr dhe do behej hi ?

Jo, jo, ai është engjëll, ty po te pret t’i kerkosh falje.

Dhe boshti që rrutullohet duhet të mbahet

Me të gjitha duart, se rrezohet!

Atëhere shpirti yt do të jete i lirë.

Do shpëtosh veten dhe të tjere…

Lutju, lutju pa pushim!…

Se mëkatet nga ti zemërzi, skanë mbarim…

Për shkakun tënd nuk do mbytet

edhe një shpirt kristal, që nuk ka faj!…

AUTORE: /SHEQERE SINA/

SHQIPERI/

02.23.2022.

Te drejtat te gjitha jane te Autorit !

About Post Author