Sheqere Sina:Me dashuri për jetën


ME DASHURI PËR JETËN

Kam në shpirt paqe e dashuri,

dhe njerëzit i vras me mirësi.

Edhe nëse dikush përdor plumb,

Unë edhe plumbat i mund.

Se ata plumba në ujëra bien barutin

brenda pa e shpërthyer.

Dashuria ka forcë mbi çdo ligësi,

kthehet plumb për të ligun njeri.

Edhe pse zoti të ndëshkoi rreptas,

ti vëllait pronën ia shite fshehtas.

Mendove për vete për vëllanë aspak,

Ia bëre të keqen pa u bërë merak.

Ai përsëri ty dashuri të dhuroi,

qe jeta ty më tej të të vazhdojë.

Kalove si zotni në vite, si për çudi,

Se zoti vëllanë e mbush me dashuri.

Ai nuk u hakmerret kurrë me vëllanë

Se do më shumë jetën sesa paranë.

Ty deri në fund, zoti të dënoi,

Atij dashurinë për jetën ia shtoi!

s