Sheqere Sina:Një llafazani


NJË LLAFAZANI

Një njeri mendjemadh,
Një llafazan i rrjedhur,
duke folur gjithmonë shumë,
fara në kokë s’i kishin ngelur…

E kishte kokën “çupë”,
themi ne andej, kur s’ka fara.
U lartësua, se kishte mik
dhe ishte spiun në Shik…

Një ditë filloi të më dërdëlliste,
jo andej, këtej, unë jam i zoti..
ishte mësuar, me matrapazë,
të merrte lekë me gënjeshtra koti…

Ai më tha mua: “Do të gjej një burrë,
meqë ngele pa martuar
Se ke pretendime…”
Mua s’mu durua dhe i thashë:
Nga ty nuk dua asnjë shërbim,
E gjej vetë njeriun e shpirtin tim..

Në radhë të parë, ti s’je i zoti,
për familjen tënde të shkatërruar,
E do më rregullosh mua!
Ik, të lutem mos e zgjat ,
Ik se po më shikojnë njerëzia
Dhe më vret opinioni
të flas me ty, o lëngaraq!
Që kërkon lëmoshë,
në kurriz tjetrit të hash!…

Me matrapazllëqet e tua,
Kush të vuri drejtor, ty ore?
Kush ta dha votën?
Ai u mburr: Unë jam i drejtë!
Ti nuk je aspak i drejtë,
gjithë ditën llap, si burrë grash,
merresh me hallet e katundit,
Se të tuat i mori lumi i çoj në det,
je katandisur për ibret…

Shtyu këmbët andej dhe iku.
Unë çfarë t’i bëj ndonjë fisniku,
po nuk merrem me llafazanët e tepruar,
Se më bie vlera dhe respekti i krijuar.

Një ditë takova një shoqe,
që ishte shumë e shqetësuar
nga një thashethem që ai kish krijuar…
E ndaloj dhe i them: Përse je skuqur
dhe fytyra të është bërë mavi?…
-Po ja, filani kish nxjerrë një llaf për mua,
Dhe me vjen turp të dal, se jam grua;
Ç’farë t’u bëj kalamajve, por unë veten vras!…

E shtrëngova fort për supi dhe i thashë:
Mendo kush ka shpifur dhe kush i beson atij,
Asnjeri, se të gjithë e dinë që është delenxhi!
Po dëgjove mua, mbaj në supe krenarinë,
se me njerëzit te këqij, nuk gjen drejtësinë!..