Sheqere Sina
Plaka me djalin e sëmurë
U ndodha përballë me nënën e një djali,
mbante shtrënguar dorën e tij nga halli.
Dora e saj plot rrudha, pranë më solli,
fytyrën e djalit të rritur të verdhë si limoni…
Qetësisht iu afrova, ta pyes me marifet,
Me fal që të pyes, të lutem mos ki siklet,
Pse ky djalë nuk është mirë me shëndet?
Ah, moj bijë, ky është i sëmurë vërtetë;
Nusja ka ikur në Zvicër, për të punuar.
Djalin e saj e kanë lënë këtu të vetmuar.
Befas iu mbushë mbushën sytë me lot:
Tha: nënat nuk pyesin për fëmijët sot.
Unë fëmijëve të mi u jepja copën e bukës,
dhe dilnin me fëmijët e lagjes loznin top.
Por tani s’kam këmbë, këtu dola me shkop,
të marri pak rreze dielli, se s’e ndjek dot…
Djali mbante celularin, ishte me syze,
dhe nipat e mi shikonin me habitje.
Ai kishte trup burri, por ishte i verdhë
Dhe e tërhiqte për dore plaka e shkretë.
Unë u preka, nuk duhej ta kisha lënduar,
Atë nënë të sëmurë, me djalin munduar.
Por m’u dhimbs dhe atë moment, e druajtur,
Mendova njeriu është lindur për të vuajtur.
