Sa yje ka qielli…
Sa yje ka qielli,
nuk numërohen.
Natën e zbukurojnë
dhe shpirti frymëzohet.
Me yllin më të bukur
Hëna dashurohet.
Nga kjo bukuri,
shpirtrat qetësohen.
Në zemrat e të gjithëve
shkëndija formojnë.
Nga larg kur i shikoj,
më duken si fëmi.
Më kujtojnë fishekzjarrët,
E Vitit të Ri
që çdo zemër gëzojnë
me plot lumturi.
Mesazh fëmijëve u përcjell,
me shumë dashuri,
Qielli ka yje shumë,
po s’i numëron dot asnjeri.
Tè botuara nè librin me poezi Shpirti ÈNGJÈLLOR.
