Shkëmbi, yjet, hëna
E ngujuar, e vetmuar.
E lodhur, e torturuar, humbur në mendime,
Si shqiponje fluturova,
Në një shkëmb aty qëndrova,
Dhe nga qielli lart vështrova,
Me Yllin Polar të bisedoj!
Që hallin tim të shtroj. Por një erë e fuqishme,
Nga shkëmbi më rrëzoi.
Trupin tim ma copëtojë
Dhe sytë nga ylli m’i largoi.
Isha vrarë e isha dërrmuar
Rrezet e diellit plagët m’i shëruan.
Loti im një shkëmb akulli formoi.
Po zoti këtë shkëmb e thërrmoi…
Një perde syri m’u formua,
Një dhi e egër m’u afrua,
Për të më bërë miqësi mua…
Dhia brirët në zemër m’i nguli
Dhe mëlçinë time ajo shkuli.
Kaluan vite, bota u rrotullua,
Pak nga pak plagët m’u shëruan,
Se dielli rrezet e tij dërgoi,
Dhe trupin tim ma shëroi…. .
