Sheqere Sina:Shpirti i pastër


Sheqere Sina

Shpirti i pastër

Lule më lule ti vrapon,

 moj flutur, nektarin mbledh krahëhapur,

për nektarin çohesh,

që në agim nëpër hapësirë bën rrotullim,

 shpirti fluturues, të rrotullohet,

në zemrën e lules përqendrohet.

 Me bletët punëtore u bashkove,

shpirtin e tyre e gëzove, nektar zambaku u çove.

Krejt ndryshe, në natën e errësuar,

 fshihet në errësirë krimbi shpirtkeq.

Kur hëna dritën në terr e zbeh,

Ecin krejt fshehtas krimbat në pleh,

krimbat zvarranik, krimbat vrastar.

 Sa të pështirë janë këta krimba vrasës,

Nga neveria që ndjej për ta, shpesh me vjen për të vjellë!

Shpirti im habitet, si ka mundësi,

të jetojë mes nesh krimbi qyqar,

 Jeta është shume e shkurtër, ku do shkojë ai duke vrarë?…

Një përgjigje shpejt do të marrë, do të digjet në ferr,

 do tretet në varr, një ditë kur gjithë poshtërsitë,

do të zhduken.

 Se shpirti i pastër i fluturave dhe bletëve punëtore kurrë nuk mposhtet.

About Post Author