Shprehjet e burrit për gruan
O jeta ime, që me fal lumturi,
Mbretëresha e jetës sime je ti.
Tani kemi ngelur vetëm të dy,
Fëmijët janë larguar në emigrim,
Jetën më mirë ne duhet ta shijojmë
. Kudo, dorë për dore, do të shkojmë…
O mbretëresha, ime ti je hyjnore,
Kafen bashkë e pimë në shëtitore.
Tani ndjemë shpirtin tonë të çliruar,
se nga pesha e familjes jemi lehtësuar.
Nga plagët e jetës, tani jemi shëruar
Ndaj duhet t’i mbajmë duart shteruar
O jeta ime, ti më ke falur shumë gëzime,
Je nënë, baba, motër, vëlla i jetës sime.
Ti o grua, je mbretëresha ime e parë,
Për ty unë do të jem gjithmonë gjallë…
Hajde punët t’i bëjmë të dy bashkë,

Pastaj qetësohemi në shtrat.
Ha, ha, ha, unë filloj e shumë qesh,
Përqafoj burrin tim, porsi mikeshë,
Pastaj qeshim së bashku dhe gëzojmë,
Jetën njëri-tjetrit më shumë ia shtojmë.