Sheqere Sina:Sprova e jetës


sprova e jetës

Nga kultura jote erdhi miqësia,

nga sjellja jote, erdhi shoqëria.

 Nga thjeshtësia, jote, nga bujaria, të erdhi mirëqenia dhe pasuria.

 Nga sjellja jote, unë të njoha ty, nga respekti im, më solle mirësi  dhe buzëqeshja jote më mbush me dashuri të zjarrtë si prush.

Më bën të punoj dhe të fluturoj, shumë njerëz të tjerë t’i respektoj.

 Me shpirtin e mirë më ke nderuar.

Në shoqëri të ndihem e plotësuar.

 Shpirtin e plagosur ma shërove ti, buzëqeshja jote më solli mirësi.

Më respektove prindërit me dashuri, ti më deshe nënën, unë të desha ty.

 Sjellja jote me takt, në shoqëri,

Të siguroj miq të shtoj energji.

Me kulturën tënde familjen nderove, dhe fëmijët me edukatë i mësove.

 Mësove fëmijët të flasin me zgjuarsi, se dëgjon fëmija mënyrën se si flet ti.

 Fjala jote e ëmbël mua më mësoj, të mos kem urrejtje, por të dashuroj.

 Si nuk u lodhe, duke bërë mirësi, Zoti ta ka dhuruar shpirtmadhe.

About Post Author