Ujqit në dasmë shkuan,

Vajtën, pasi mjekrën rruan.
Ngjyrën e lëkurës ndërruan,
Të dukeshin kafshë të nderuar.
Në ato male, me burbuqe,
Ndryshuan dhe kësulën e kuqe.
Në tryezë shkëmbi u rehatuan,
Të gjitha kafshët aty i ftuan.
Me dinakëri pyllin të pushtonin,
Kafshët e tjera mos i kuptonin.
Ujqërit gjoja ata paqe kërkonin.
Gjithë pyllin donin të zaptonin…
Thanë: si ne s’ka kafshë të tjera
Të kullosin këtu nëpër ferra.
Me mish harabeli duam të rrojmë,
Ferrat nga glasat t’i pastrojmë…
Pastaj rrëmujë ujqërit krijuan
Edhe pse lëkurën ndërruan,
Zakonin agresiv s’e harruan,
Në tryezë kafshët tjera sulmuan..
Gjithë kafshët e pyllit u tmerruan,
Që ujqërve të bardhë u besuan.
Vetëm se ngjyrën e ndërruan,
Për thertoren që aty krijuan.
Perëndia tmerrin e kafshëve dëgjoi
Nga maja e shkëmbit, ujqërit rrëzoi
Rrufenë u dërgoi përmbi kokë,
Majë shkëmbit, i bëri copë, copë…
Autore “Sheqere Sina”!
Te drejtat Ligjore te Autorit.
07 03 2022.
Shqiperi.