
Ule kokën, puthe tokën,
SHPIRTI ENGJËLLOR DO TË FALË MEKATIN!
Në dritaren e shtëpisë ka hyrë nje rreze dielli. Një fije shprese më ringjall. Shikoj degët e thyera të pemeve, Verej trungjet e plasaritura që ngjyren e zezë kanë marrë. Ndjej një dhimbje në një moment, e krahasoj me burrin e familjes së lodhur, nga femijit e nje shoqërie të shthurur. Po kam nje fije shprese, se trungu i asaj peme është futur në tokë thellë me rrënjet shumëvjeçare. Ndjej zhumë makinash që ikin ikin pa mbarim… Një erë e fuqishme fishkëllen… Mbylla dritaren, një frike e mbrendëshme me pushtoj shpirtin. Dhe i drejtova qiellit nje lutje ku kerkova Mos kisha bërë ndonjë mekat? Vërej nje plake me shkop, e mori era, e rrukullisi në bulevardin e zhurmshëm, ku verej barrelat e nje ambulance, e srtuken dhe e çuan në spitalin që kishim pranë. Ndjeva një keqardhje, se ishte e vetmuar… Nga lart dëgjova zhurmën e burrave