Sheqere Sina:Zemër e zhuritur


Sheqere Sina

Zemër e zhuritur

Në fshatin malor pranë rrezeve diellore. Nën hijen e qershisë, bëja punëdore, këndoja këngët e dashurisë së parë. Duke qenë ende nga fshati pa dalë. Buzë një përroi, me lule manushaqe. Kënga e bilbilit jehonte në paqe.

Një rreze e fortë, sytë m’i verboi, Po nuk ishte rreze diellore e atij lloji. Papritur aty një djalë, unë pashë. Zemra tik- tak filloi të më godasë. Befas dora e tij krahun më shtrëngoi. Dhe flokët me onde m’i ledhatoi…

 Por pranë arrës, trungu e gënjeu. Se një ferrë xhaketën ia mbërtheu.

 Dhe teksa po mundohej ta shkiste.

 Gjyshja ime i bërtiti me sa fuqi kishte: -Ik këndej, ore ti, budalla i shkalluar, mbesa ime s’është bërë për t’u martuar shko në vend tjetër të kërkosh moshën, se kjo vajzë do vazhdojë shkollën!…

…Por ai kishte vendosur tjetër soj. Fjalët e gjyshes të mos i besojë… Dhe u sul të më bindi sa më parë .Për atë dashurinë e tij të marrë…