Sherife Allko-Ah,kurbet i zi


Sherife Allko

🙏 AH,KURBET I ZI

Bazuar në histori të vërtetë

O nënē, kam ftohtë ,po dridhem.
Jam bërë një dorë,strukur në guvë,
Më trëmb era që vërshëllen si e marrë.
Teshat e lagura në trup më janë tharë .

Oh,o nënē ku je,dua të rri ngrohtë në gjoksin tënd .
Dëbora hodhi vellon e bardhë mbi male.
Ulërijnë ujqërit ,duan të më coptojnë ,
Janë tē pangrënē,si unë njësoj.

Këpucët,që i vesha të reja,mu grisën o nënokja ime.
Eci këmbë zbathur pa çorape në to.
O nënē sa kam frikë të flë,sytë tek yjet i mbaj çdo natë .
Flas me to ,u tregoj për ty që të lashë me brengë në zemër,
Për babanë që më dha bekimin kur unë u nisa nëpër botë.
Lotin e atij burri ,e pashë kur fshehurazi meje e fshiu,dhe zemra më dysh mu ça .

Ç’të të tregoj më o nënë ,kam dhe dy male pa kaptuar ,
që ëndrra ime të bëhet realitet .

Nëna e Babai të vrerosur,presin e presin lajme nga djali
Ka vite e vite loti nga syri kurrë su është tharē.
Por djali mbeti në fund tē honit ,u tret mbi tokë,mbeti skelet .

Në pranverën e atij viti të trishtē,
Një çobani i atyre anëve që kulloste bagëtinë,gjeti eshtrat e një djali të ri,
Në dorën e tij ishte një gurē i gdhendur me një mbishkrim :”nënë ,baba ju dua shumē “dhe emrat e tyre përbri .

Çobani zemër mirë,me kujdes,”mos djali lëndohej”ngadalë mblodhi eshtrat e tij,
Në heshtje të plotë,në vendlindje i çoi,
tek prindërit e tij .

Ah,kurbet të rëntë zjarri
Sa filiza të rinj me vete more .
Sa zemra prindërish ti lëndove .

Sherife Allko
14.10.2022
Tiranë

About Post Author